Me kërkesë të të dëmtuarës, mbyllet seanca e Apelit ndaj të akuzuarës për vrasjen e kunatit

0%

Në Gjykatën e Apelit, me kërkesën e palës së dëmtuar S.M., është mbyllur seanca e së martës, në rastin ku Nazmije Millaku akuzohet për vrasjen e kunatit të saj, Xh.M.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më , të akuzuarën Millaku e ka shpallur fajtore për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe e ka dënuar me 20 vjet burg, ndërsa e ka liruar nga akuza për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, raporton “ Betimi për Drejtësi ”.

E dëmtuara S.M. kërkoi nga Gjykata që të mbyllet seanca për publikun, në mënyrë që të mbrohet identiteti i fëmijëve të të akuzuarës Millaku, pasi kanë qenë dëshmitarë në procedurë. Po ashtu, mbrojtësja e të akuzuarës Millaku, avokatja Mirvete Hashani, propozoi që të mbyllet seanca për të njëjtat arsye, por këtë e kundërshtoi e akuzuara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Kam qejf m’u kanë publike, me ditë gjithçka edhe tjerët çka unë kam vujt në atë shpi. Prej anës teme i pranoj gazetarët, unë jam viktimë këtu, jo këta. 30 vjet kam duru”, deklaroi e akuzuara Millaku. Ndërkaq, kryetari i kolegjit të Apelit, Xhevdet Abazi, njoftoi se seanca do të mbyllet për publikun, për mbrojtjen e interesit të fëmijëve të të akuzuarës Millaku.

Kolegji i gjyqtarëve në këtë rast ka këtë përbërje: Xhevdet Abazi- kryetar, Kadrije Goga-Lubishtani- gjyqtare referuese dhe Skender Çoçaj-anëtar. Të pranishëm në seancë ishin e akuzuara Nazmije Millaku me mbrojtësen e saj, avokaten Mirvete Hashani dhe e dëmtuara S.M., ndërsa nga Prokuroria e Apelit nuk ishte prezent askush.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Nazmije Millaku akuzohej se më , në korridorin e përbashkët të shtëpive të tyre, në Prishtinë, në mënyrë dinake dhe për motive të ulëta xhelozie, me dashje ka privuar nga jeta kunatin e saj Xh.M., ku e pandehura ishte ndier e parespektuar dhe e braktisur nga familjarët, duke menduar se tani i ndjeri kishte ndikim.

Aktakuza thotë se e akuzuara fillimisht ishte përgatitur për të kryer këtë vepër penale duke përfunduar kursin mbi aftësimin për përdorimin e armëve të shkurtra e më pas ishte certifikuar dhe kishte blerë armë zjarri dhe municion.

Aty thuhet se ajo shfrytëzon rastin derisa anëtarët e tjerë të familjes nuk ishin prezent në momentin që e kishte parë tani të ndjerin Xh.M., duke kaluar në korridorin e shtëpisë për të shkuar në oborrin e përbashkët, del në korridor dhe në mënyrë dinake me armën e lartcekur shtie në drejtim të tij disa herë, duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit, e si pasojë e plagëve viktima ndërron jetë.

Autopsia ka konstatuar se vdekja e Xh.M., ka qenë e dhunshme dhe ka ardhur si pasojë e destruksionit të trurit dhe gjakderdhjes masive të brendshme dhe të jashtme. U konstatuan 18 plagë të shkaktuara nga 11 të shtëna. Me këto veprime, akuzohej se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.4 të Kodit Penal.

Millaku akuzohej edhe se nga 21 dhjetorit 2023 deri më , në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët posedoi një armë zjarri, tre karikatorë e 39 fishekë, e që ndonëse e kishte përfunduar kursin për përdorimin e armës, ende nuk ishte pajisur me leje për mbajtjen e armës.

Arma iu gjet gjatë kontrolli në çantën e saj kur kishte shkuar në stacion policor, e disa prej municionit i ishte gjetur në dhomën e saj. Me këtë, akuzohej se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

Burimi: Telegrafi