Janevska: Për të tretin vit me radhë sigurohet furnizimi dhe shpërndarja në kohë e teksteve shkollore, të gjithë nxënësit më 1 shtator do të kenë mjete mësimore

0%

Për të tretin vit radhazi, Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës sigurojnë furnizimin dhe shpërndarjen në kohë të teksteve shkollore për të gjithë nxënësit.

Këtë vit procesi ka filluar edhe më herët krahasuar me dy vitet e kaluara, ndërsa është i pakrahasueshëm me shtatë vitet e mëparshme të Qeverisë së kaluar, kur, besoj se do të kujtoni, se në disa vite nuk kishte fare tekste shkollore të shtypura, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit në Maqedoni.

“Vlerësoj se më në fund kemi sistem të qëndrueshëm për furnizimin dhe shpërndarjen e teksteve shkollore dhe se kjo çështje, të cilën e trashëguam të pazgjidhur, është zgjidhur tashmë. Mori kohë, por ishte e domosdoshme ta tejkalonim, si dhe çdo problem tjetër që e hasëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Si Qeveri dhe si Ministri, vazhdojmë të fokusohemi në aspekte të tjera të arsimit, në drejtim të ngritjes së cilësinë e procesit edukativo-arsimor”, deklaroi Janevska. Ministrja theksoi se këtë vit u organizuan trajnime për shërbimet shkollore për plotësimin e rregullt të aplikacionit elektronik për porositjen e teksteve shkollore dhe shkollat e kryen me sukses pjesën e tyre.

Komplete tërësisht të reja të teksteve shkollore për klasat nga e para deri në të tretën, në tirazh prej rreth 250 mijë ekzemplarë, u siguruan dhe u dorëzuan gjatë muajit prill. Gjatë sigurimit të të njëjtëve, në periudhën dyvjeçare janë kursyer rreth 45 milionë denarësh, si rezultat i çmimeve më të ulëta të arritura gjatë shtypjes.

“Gjatë ditëve në vijim do të fillojë edhe shpërndarja e teksteve shkollore për klasat e katërta dhe klasat më të larta në arsimin fillor dhe të mesëm. Porositë janë bërë, tekstet shkollore po shtypen për të gjitha lëndët, përfshirë edhe tekstet në të gjitha gjuhët e huaja, të cilat nuk ishin viteve të fundit, ndërsa nga viti i kaluar janë në dispozicion.

Përjashtim do të bëjnë tekstet shkollore për klasën e nëntë dhe për vitin e tretë të arsimit të mesëm, sepse në këto klasa, në përputhje me planin etapues për reformimin e sistemit arsimor, është paraparë që vitin e ardhshëm të hartohen programe të reja mësimore dhe, në përputhje me to, edhe tekste të reja shkollore”, deklaroi Janevska.

Burimi: Telegrafi