Marrëdhënia mes Soni Malajt dhe Flor Mumajesit ka qenë një nga temat më të diskutuara gjatë spektaklit Ferma VIP 3. Në emisionin Post Ferma VIP, ish-fermerja u pyet nga moderatori Florian Agalliu nëse kishte pasur komunikim me këngëtarin pas përfundimit të reality shout. Soni u përgjigj shkurt dhe me buzëqeshje: “Jo”.Kjo përgjigje u shoqërua menjëherë me batuta në studio.
Foto: Facebook Sara ndërhyri me humor duke e pyetur: “Jo po, apo jo jo?”, ndërsa Einxhel Shkira komentoi se ndoshta ata nuk kishin folur sepse ishin takuar. Më tej, moderatori u shpreh se kishte kuptuar përgjigjen e vërtetë në momentin kur Sara bëri pyetjen dhe Soni nuk e kishte vëmendjen te kamera.
Gjatë bisedës u pyet edhe për eksperiencën në Ferma VIP, të cilën Soni e vlerësoi si shumë të veçantë dhe krejt ndryshe nga mënyra si perceptohet nga jashtë. Kujtojmë se gjatë qëndrimit në spektakël, Flori e kishte surprizuar Soni Malajn me 300 dronë.
