Asnjë tërheqje nga zona e sigurisë në Liban, thotë ministri izraelit i ekstremit të djathtë përpara bisedimeve

0%

Ministri izraelit i Financave i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, këmbënguli se nuk do të ketë “asnjë tërheqje izraelite nga zona e sigurisë” në Liban, përpara bisedimeve midis dy vendeve që do të fillojnë në Uashington të martën.

“Nuk do të ketë tërheqje izraelite nga zona e sigurisë, përfshirë Beaufort (kështjellën), nga Libani për sa kohë që Hezbollahu ekziston në Liban”, tha Smotrich në radion ushtarake të Izraelit. CNN raportoi më parë se Izraeli po shqyrton mundësinë e njoftimit të një tërheqjeje “simbolike” nga një territor në Liban, transmeton Telegrafi.

Raundi i ri i bisedimeve Liban-Izrael do të fillojë në Uashington Komentet e Smotrich-ut i bëjnë jehonë atyre të bëra nga kryeministri Benjamin Netanyahu, i cili tha të hënën se ai është “i vendosur për qëndrimin tonë në zonën e sigurisë në Libanin Jugor për aq kohë sa të jetë e nevojshme”. Ndryshe, raundi i pestë i negociatave libano-izraelite do të fillojë sot në Uashington.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi