Ylli i Manchester City dhe kombëtares së Belgjikës, Jéremy Doku, është bërë baba për herë të parë gjatë zhvillimit të Kupës së Botës. Federata Belge e Futbollit konfirmoi se 24-vjeçari dhe bashkëshortja e tij, Shireen, kanë mirëpritur në jetë një djalë, të cilit i kanë vendosur emrin Praise.
Doku mori leje të veçantë nga grumbullimi i Belgjikës në Shtetet e Bashkuara për të udhëtuar drejt Londrës dhe për të qenë pranë familjes në momentin e lindjes së fëmijës. “Jeremy mori lajmin një ditë para ndeshjes se lindja ishte e afërt.
Në konsultim me stafin mjekësor të kombëtares, u vendos që ai të udhëtonte përkohësisht drejt Londrës për të qenë pranë bashkëshortes së tij”, thuhej në njoftimin zyrtar të federatës.
Rikthehet shpejt te Belgjika Anësori belg kishte munguar në disa seanca stërvitore për shkak të një infeksioni respirator, por mjekët e kombëtares konfirmuan se gjendja e tij nuk përbënte rrezik për udhëtimin. “Gjithçka shkoi shumë mirë dhe nëna, babai dhe djali janë në gjendje të shkëlqyer. Jeremy do t’i bashkohet sërish ekipit në Seattle”, deklaroi mjeku i kombëtares, Brahim Hacene.
