Djemtë e mbyllin me fitore ndaj Rumanisë, vajzat humbasin me Suedinë

0%

Janë mbyllur ndeshjet e fazës së dytë të Ligës Europianme të Volejbollit (Volleyball European League) për meshkuj e femra. Në ditën e fundit, në ndeshjet e luajtura në Tiranë, kombëtarja shqiptare e meshkujve siguroi fitoren e parë. Shqipëria e trajnerit Jani Melka mundi 3-1 (2523-, 25-19, 17-25, 25-16) Rumaninë, duke marrë tri pikët e para.

Djemtë kuqezinj i ishin afruar disa herë fitores, por vetëm në përballjen e fundit ia dolën mbanë. Shqipëria u rendit në vendin e 20 mes 27 skuadrave. Kombëtarja e femrave u mund 3-0 (25-8, 25-9, 25-15) nga Suedia, skuadra më e mirë e kësaj faze të dytë. Një ndeshje pa histori, komanduar nga mikeshat, që mbyllën gjithçka në 60 minuta lojë.

Shqipëria, që e nisi këtë aventurë që në fazën para-eliminatore një muaj më parë, nuk siguroi dot asnjë fitore në këtë fazë të dytë. Vajzat kuqezi u klasifikuan në grupin e skuadrave pa asnjë pikë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Raundi 3 – Shqipëri 19 qershor Danimarkë – Shqipëri, 3-0 Rumania (pushim) 20 qershor Rumani – Danimarkë, 0-3 Shqipëria (pushim) 21 qershor Shqipëri – Rumani, 3-1 Danimarka (pushim) Raundi 3 – Shqipëri 19 qershor Austri – Shqipëri, 3-1 Suedia (pushim) 20 qershor Suedi – Austri, 3-1 Shqipëria (pushim) 21 qershor Shqipëri – Suedi, 0-3 Austria (pushim)

Burimi: Bota Sot