Gjykata e Strasburgut i jep të drejtë ish-prokurorit të krimeve të renda, Gentian Osmani, gjen shkelje në procesin e vettingut

0%

Gjykata e Strasburgut gjen shkelje në procesin e vettingut ndaj ish prokurorit të krimeve të rënda, Gentian Osmani. Gazetarja Anila Hoxha raporton për Top Channel se Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) ka vendosur në favor të Osmanit, duke konstatuar se shkarkimi i tij nga detyra në procesin e Vettingut ka shkelur nenin 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që garanton të drejtën për respektimin e jetës private.

Në vendimin e publikuar, Gjykata e Strasburgut vlerësoi se masa e shkarkimit ishte joproporcionale në raport me shkeljet e konstatuara gjatë rivlerësimit kalimtar. Sipas GJEDNJ-së, problemi i identifikuar lidhej vetëm me mënyrën e deklarimit të kursimeve familjare në vitet 2011 dhe 2013 dhe jo me pasuri të pajustifikuara apo burime të paligjshme financiare.

Osmani u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit në vitin 2019, pas ankimit të Komisionerit Publik ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e kishte konfirmuar në detyrë. Ai ishte prokuror në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe pjesë e listës së kandidatëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot