Shpërndaje në: Është dorëzuar në Polici, i dyshuari për plagosjen e ndodhur para një jave në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana, ka thënë për KOHËN se i dyshuari është vetëdorëzuar të hënën. “Lidhur me rastin ‘Tentim vrasje’, i cili kishte ndodhur më në Prishtinë, personi i dyshuar gjatë ditës së djeshme është paraqitur në stacion policor”, ka thënë ai.
Në koordinim me prokurorin e shtetit, i dyshuari është ndaluar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë. Më 16 qershor, një person është plagosur në kryeqytet gjatë mbrëmjes në rrugën “Feriz Guri”. Motivet e rastit nuk janë bërë të ditura. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
