Negociatori i Teheranit: Irani do të menaxhojë Ngushticën e Hormuzit pas luftës

0%

Kreu i parlamentit iranian dhe negociatori kryesor i Teheranit në bisedimet me Shtetet e Bashkuara, Mohammad Bayer Ghalibaf ka deklaruar Irani nuk ka ndërmend të kthehet në statusin e mëparshëm të Ngushticës së Hormuzit pas luftës në Lindjen e Mesme. Sipas deklaratave të tij, Republika Islamike tani do të luajë një rol qendror në menaxhimin e rrugës kritike detare.

Ghalibaf përsëriti të hënën se Ngushtica e Hormuzit nuk do të kthehet në situatën që mbizotëronte para konfliktit në Lindjen e Mesme. “E gjithë bota duhet ta dijë se menaxhimi i Ngushticës së Hormuzit nuk do të jetë kurrë i njëjtë me atë që ishte para luftës ”, tha kryetari i parlamentit iranian.

Ghalibaf po udhëheq ekipin negociator të Iranit në bisedimet me Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund përfundimisht luftës në rajon. Zyrtari iranian pohoi se Teherani do të vazhdonte të respektonte angazhimet e tij ndërkombëtare, por e bëri të qartë se vendi i tij do të kishte një rol të shtuar në funksionimin dhe kontrollin e kalimit detar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Sigurisht, rregullat ndërkombëtare do të respektohen, por Irani do të menaxhojë Ngushticën e Hormuzit” , theksoi ai. Deklaratat e tij vijnë në një kohë të vëmendjes së shtuar ndërkombëtare rreth Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës kalon një pjesë e konsiderueshme e tregtisë botërore të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm.

Ngushtica e Hormuzit konsiderohet si një nga arteriet detare më të rëndësishme në botë, që lidh Gjirin Persik me Gjirin e Omanit dhe Detin Arabik.

Burimi: Bota Sot