26.600 maturantë në të gjithë vendin (Shqipëri) zhvillojnë sot testimin e fundit të Maturës Shtetërore 2026, atë të provimit me zgjedhje. Provimi do të nisë në orën dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Në të gjithë vendin janë 144 qendra provimi në shkolla.
Mbarëvajtja e procesit do të mbështetet nga 2087 mësues administratorë dhe 170 monitorues të Ministrisë së Arsimit, ndërsa 650 vlerësues do të angazhohen në korrigjimin e testeve të Maturës Shtetërore Për të shmangur çdo problem, maturantët duhet të respektojnë disa rregulla: duhet të jenë në ambientet e shkollës në orën ; të kenë me vete kartën e identitetit; të paraqiten me veshje të rregullt dhe uniformën e shkollës; nuk lejohet telefoni celular dhe ora smart, si dhe të kenë sjellje korrekte dhe përqendrim maksimal gjatë testimit.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ditën e djeshme i bëri apel maturantëve që të respektojnë me përgjegjësi të gjitha rregullat e përcaktuara dhe të ndjekin udhëzimet e administratorëve
