Mijëra qytetarë prej më shumë se 3 javë në shesh për largimin e Ramës, reagon ministria e Jashtme gjermane

0%

Qeveria gjermane ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen në Shqipëri ku mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. I pyetur nga Deutsche Welle, Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Martin Giese theksoi se e drejta për të protestuar është një e drejtë themelore e qytetarëve.

Giese u pyet nëse Berlini është në kontakt me protestuesit në Shqipëri, nëse është në dijeni të kërkesave të tyre dhe çfarë pret nga qeveria e kryeministrit Edi Rama në raport me protestat. Zyrtari i lartë u shpreh se autoritetet gjermane kanë marrë dijeni për zhvillimet, por theksoi se ajo është një çështje e brendshme politike.

Pyetje nga Deutsche Welle: A është qeveria gjermane në kontakt me protestues në Shqipëri? A e di Berlini çfarë kërkojnë ata? Dhe çfarë pret nga qeveria e Edi Ramës në raport me protestat? Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Martin Giese: Unë i kam marrë parasysh njoftimet për këtë. Bëhet fjalë për një projekt kundër të cilit ka protesta.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sigurisht njerëzit në Shqipëri kanë të drejtë të protestojnë. Por kjo është një çështje e brendshme politike në Shqipëri. Për këtë nuk mund të japim shumë informacion.

Burimi: Bota Sot