​Botërori 2026, katër përballje interesante në program

0%

Botërori 2026 vazhdon sot me katër ndeshje të rëndësishme të fazës së grupeve, ku disa prej kombëtareve favorite synojnë të hedhin një hap të madh drejt fazës eliminatore. Programi i ditës përfshin duele interesante në Grupet K dhe L. Ndeshja që pritet me interes të madh është ajo mes Portugalisë dhe Uzbekistanit.

Portugezët, të udhëhequr nga Cristiano Ronaldo, synojnë fitoren që do t’i afronte me kalimin tutje, ndërsa Uzbekistani kërkon të mbajë gjallë shpresat për kualifikim. Më vonë, Anglia përballet me Ganën në një sfidë ku “Tre Luanët” synojnë të vazhdojnë serinë pozitive pas startit të mirë në turne.

Kombëtarja afrikane, në anën tjetër, kërkon pikë të vlefshme në garën për një vend në fazën tjetër. Në mbrëmje zhvillohet dueli mes Panamasë dhe Kroacisë, ndërsa dita mbyllet me përballjen Kolumbi – RD Kongo. Të katër ndeshjet mund të kenë ndikim të madh në renditjen e grupeve dhe në garën për kualifikim në fazën eliminatore të Kupës së Botës 2026.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Programi i sotëm: Portugali – Uzbekistan, ora Angli – Ganë, ora Panama – Kroaci, ora Kolumbi – RD Kongo

Burimi: Bota Sot