Shpërndaje në: Kylian Mbappe e ka shënuar golin e dytë për Francën në ndeshjen ndaj Irakut. Pas gabimit të rëndë të mbrojtjes irakiane, Ousmane Dembele asistoi për Mbappen që realizoi në minutën e 54-t për 2:0. Mbappe tani i ka 16 gola në 16 ndeshje në Botërorë.
Ka arritur shifrën e golave të Miroslav Kloses, që mbante rekordin për gola në Botërorë deri para fillimit të turneut në SHBA, Kanada e Meksikë. Mbappe ka lënë tashmë prapa brazilianin Ronaldo, ndërsa i është afruar vetëm në dy gola rekordmenit të ri, Lionel Messit.
