Messi me dy gola për rekord historik dhe kualifikim të Argjentinës

0%

Shpërndaje në: Lionel Messi theu rekordin për gola të shënuar në Kupën e Botës me dy golat në fitoren 2:0 të kampiones në fuqi të Botës, Argjentinës kundër Austrisë të hënën mbrëma. Messi ka shënuar pesë golat për Argjentinën në dy ndeshje për Argjentinën në Botërorin që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Golin rekord për epërsinë 1:0, superylli argjentinas e shënoi në minutën e 38-të, rreth gjysmë ore pasi kishte humbur penalltinë. Ai dy golat i shënoi dy ditë para ditëlindjes së 39-të. Ishte ndeshja e gjashtë rresht në Kupën e Botës, në të cilën Messi shënon gol.

Messi kishte barazuar ish-sulmuesin e Gjermanisë, Miroslav Klose, për gola të shënuar në Kupën e Botës me “hat-trickun” në fitoren 3:0 të Argjentinës ndaj Algjerisë në ndeshjen hapëse të Grupit J të martën e kaluar në Kansas City. Messi në minutën e nëntë humbi penallti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjuajtja e tij përfundoi jashtë portës, ndërsa lëshoi edhe dy raste shënimi, para se të shënonte golin e epërsisë 1:0 Argjentinës. Golin për 2:0 e shënoi në minutën e 95-të. Gjuajtja e tij fillimisht u ndal nga një mbrojtësi i Austrisë, por në tentimin e dytë Messi realizoi golin e dytë për t’ia siguruar Argjentinës kalimin në 1/32 e finales të Botërorit.

Messi po luan Kupën e Gjashtë të Botës. Të hënën ai luajti ndeshjen e tij të 28-të në Kupën e Botës. Është lojtari me më së shumti paraqitje nëpër botërorë.

Burimi: Koha