Majorja Mimoza Budeci ka përfunduar me rezultate të shkëlqyera akademike Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm, të organizuar nga Ushtria Amerikane në Gjermani. Ky kolegj përgatit oficerë përmes zhvillimit të aftësive të avancuara në planifikim, vendimmarrje dhe udhëheqje të operacioneve ushtarake në shkallë të gjerë dhe në mjedise shumëkombëshe.
Përfundimi i këtij programi përfaqëson një arritje të rëndësishme profesionale dhe një hap të rëndësishëm drejt marrjes së përgjegjësive të reja drejtuese. Gjatë programit, Majorja Budeci u dallua jo vetëm për suksesin e lartë akademik, por edhe për profesionalizmin dhe përkushtimin e saj.
Ajo u përzgjodh si lidere grupi, duke dëshmuar aftësi të spikatura në udhëheqje dhe bashkëpunim në një mjedis akademik dhe ushtarak shumëkombësh. Ky vlerësim pasqyron besimin dhe respektin e fituar nga instruktorët, stafi akademik dhe kolegët e saj, duke përfaqësuar me dinjitet Forcën e Sigurisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
