Messi humb penalltinë kundër Austrisë

0%

Argjentina ka humbur një mundësi të artë për të kaluar në epërsi ndaj Austrisë në minutat e para të ndeshjes së Kupës së Botës. Pas një ndërhyrjeje ndaj Lautaro Martinezit në zonë, gjyqtari fillimisht lejoi lojën të vazhdonte, por më pas u thirr nga VAR-i për të rishikuar rastin. Pas verifikimit me video, u akordua penallti për Argjentinën në minutën e 8-të.

Përgjegjësinë e mori kapiteni Lionel Messi, por ylli argjentinas nuk arriti të shënojë, duke e dërguar topin ngushtë jashtë shtyllës së djathtë. Pas nëntë minutave lojë, rezultati mbetet 0-0, ndërsa Argjentina ka shpërdoruar rastin më të mirë të ndeshjes deri tani.

Burimi: Bota Sot