“Nuk ikim nga sheshi pa u dorëhequr Rama dhe Berisha të largohet”- Aktivisti: Çdo shtresë e shoqërisë po ngrihet kundër establishmentit

0%

Aktivisti Ilir Xhemalaj foli para nisjes së marshimit nga sheshi Skëndërbej drejt Kryeministrisë për ditën e 23-të të protestës. Ai u shpreh se protesta nuk është kundër asnjë kombi, shteti apo feje. Sakaq shtoi se protesta është e të gjithë shqiptarëve kundër establishmentit të vjetër politik këto 35 vite.

Ndërkohë që tha se shqiptarët nuk largohen nga sheshi pa u dorëhequr Rama dhe pa u larguar Berisha. Ilir Xhemala j: Nuk kemi asgjë me asnjë komb në botë. Kush kërkon të na përçajë nuk është me neve. Protesta e popullit shqiptar adreson dorëheqjen e Ramës dhe gjithë establishmentit, Rama Beriha dhe të gjithëve. Çdo shtresë po ngrihet.

Nesër sindikata ka protestë para Ministrisë së Ekonomisë. Populli ishte në shesh. Nuk largohemi nga sheshi derisa Rama të japë dorëheqjen dhe Berisha të largohet. Të vjen qejf të rrish në shesh dhe të lexosh këto meme që populli ia adreson kësaj qeverie. Falenderojmë News24 që na transmeton dhe është me ne në shesh. Thirrja kryesore hajdeni në shesh.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot