“Koncentrohnu o burra…”, Adriana Matoshi ironizon Hotin dhe Hazirin: As elektorati juaj s’e di…

0%

Deputetja e LVV-së, Adriana Matoshi, ka reaguar ndaj qëndrimeve të zyrtarëve të LDK-së, Avdullah Hoti dhe Lutfi Haziri. Përmes një postimi në Facebook, Matoshi tha se Hoti po bën thirrje për protesta kundër kryeministrit Albin Kurti, ndërsa Haziri po flet për mundësinë e një koalicioni me të.

“Koncentrohnu o burra, se as elektorati juej nuk o ka e din çka po doni, e leje mo na”, ka shkruar Matoshi, duke ironizuar mesazhet e ndryshme që, sipas saj, po vijnë nga LDK-ja. “Dulla thote duhet me protestu kunder Albinit. Luta ne anen tjeter thote duhet me bo koalicion me Albinin.

Koncentrohnu o burra, se as elektorati juej nuk o ka e din çka po doni, e leje mo na”, shkruan Matoshi në Facebook.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot