“Nëse nuk do të ketë asnjë ndryshim…”/ Kryeministri Mickoski paralajmëron: Të ulen çmimet e ushqimeve, pa asnjë justifikim!

0%

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur ulje të çmimeve të derivateve të naftës. Sipas vendimit të ri, çmimi i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 3,5 denarë dhe do të shitet për 84 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 ulet për 4 denarë dhe do të kushtojë 86 denarë për litër.

Çmimi i Dizelit ulet për 7 denarë për litër, duke arritur në 80,5 respektivisht, ndërsa vaji ekstra i lehtë do të shitet me çmim maksimal 79,5 denarë për litër. Në këtë mënyrë, kryeministri Hristijan Mickoski, pret që kjo të reflektojë edhe në çmimet e ushqimeve. Ai ka takuar përfaqësues të marketeve dhe distributorëve, për të cilët tha se e ka të qartë mesazhin që përcjell.

“Po përfundon kriza. Qytetarët ishte tolerantë. Tani ata e kanë radhën t’ua kthejnë qytetarëve dhe menjëherë të veprojnë drejt uljes së çmimit të produkteve, veçanërisht produkteve ushqimore bazë. Këtë e pres nga ta. Gjithashtu ne si qeveri kemi mekanizma, nëse kjo ndodh, ndryshe ta zbatojmë këtë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Justifikime e arsyetime nuk pranoj, të tipit nuk na i ngritën, nuk na i ulën çmimet”, tha Hristijan Mickoski. Do të bëhen krahasime se si janë çmimet e ushqimeve bazë tek ne dhe në rajon, dhe sipas kryeministrit, nëse në ditët në vijim nuk ka ndonjë ndryshim tek çmimet, qeveria do të reagojë.

“Dhe disa markete, nëse është e nevojshme, edhe me emra e mbiemra publikisht që nesër do t’i publikojmë, e pastaj ua lëmë atyre…”, deklaroi Mickoski

Burimi: Bota Sot