Aktorja Zendaya ka tërhequr vëmendjen në fotoseancën promovuese të filmit Spider-Man në Berlin, ku u shfaq me taka të larta elegante, duke u dukur dukshëm më e gjatë se bashkëshorti i saj, Tom Holland. Paraqitja e çiftit u komentua gjerësisht në rrjetet sociale dhe mediat rozë, me fansat që vlerësuan stilin dhe harmoninë e tyre.
Zendaya shkëlqeu me një paraqitje glamuroze, ndërsa Tom Holland u shfaq pranë saj me një look më klasik. Vëmendje të veçantë ka marrë edhe fakti se çifti së fundmi ka konfirmuar martesën e tyre, e cila ishte mbajtur larg syrit të publikut për një kohë të gjatë.
Zendaya dhe Tom Holland Dalja e tyre në Berlin vjen si një nga paraqitjet e para publike pas lajmit që ka ngjallur interes të madh te fansat në mbarë botën. Fotot nga eventi janë bërë virale, ndërsa shumë ndjekës kanë komentuar diferencën në gjatësi mes dy yjeve, e theksuar edhe më shumë nga takat e larta të Zendayas. Zendaya dhe Tom Holland Zendaya dhe Tom Holland
