Policia e Tiranës njoftoi sot (17 qershor) se ka arrestuar një 41-vjeçar të akuzuar për plagosje të dyfishtë, ngjarje e ndodhur në Paskuqan. I arrestuari është Ylli Murati, i cili u kap duke lëvizur në kryeqytet i armatosur. Gjithashtu gjatë operacionit, 41-vjecarit, Ylli Murati u sekuestruan 1 armë zjarri (pistoletë), krehri i saj me fishekë, dhjetëra fishekë të tjerë të kalibrave të ndryshëm, 1 armë e ftohtë (thikë), një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë dhe automjeti tip “Benz” qe drejtonte i ndaluari. 2 javë më parë, në Paskuqan, 41-vjeçari, dyshohet se plagosi me thikë pas sherrit E. Q. dhe A. V., gjatë një konflikti të çastit. Kapja e tij u bë në rrugën ‘Mine Peza”. Njoftimi i Policisë së Tiranës: “I kërkuar për plagosje të dyfishtë, me mjet prerës, lëvizte i armatosur në qytet, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari. 2 javë më parë, në Paskuqan, 41-vjeçari, dyshohet se plagosi shtetasit E. Q. dhe A. V., gjatë një konflikti të çastit. Sekuestrohen 1 armë zjarri (pistoletë), krehri i saj me fishekë, dhjetëra fishekë të tjerë të kalibrave të ndryshëm, 1 armë e ftohtë (thikë), një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë dhe automjeti tip “Benz” qe drejtonte i ndaluari. Si rezultat i punës operative dhe asaj operacionale, kryer me qëllim lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe të shtetasve që cenojnë sigurinë publike, duke lëvizur të armatosur ose me sende të tjera të kundërligjshme, me vete, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin e koduar “Udhëkryqi”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi Y. M., 41 vjeç. Në kuadër të operacionit u ndalua për kontrolle, në rrugën “Mine Peza”, automjeti me drejtues 41-vjeçarin. Në automjet u gjetën 1 armë zjarri (pistoletë), krehri i saj me fishekë, dhjetëra fishekë të kalibrave të ndryshëm, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë. 41-vjeçari ishte në kërkim, pasi më datë , dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. Q. dhe A. V., tek ura e Paskuqanit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”.
Kapet teksa lëvizte i armatosur në mes të kryeqytetit i kërkuari për plagosjen e dyfishtë në Paskuqan!

Burimi:
Bota Sot