Një i mitur humb jetën në vetaksidentin në rrugën Carralevë–Komoran

0%

Shpërndaje në: Një i mitur ka mbetur i vdekur si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur gjatë mëngjesit të së mërkurës në rrugën Carralevë-Komoran. Policia ka njoftuar se vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. “Sot rreth orës kemi pranuar informatën se në rrugën Carralevë-Komoran , ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit ngasësi i automjetit nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe ka vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) i mitur është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

Burimi: Koha