Flutura Gashi-Mehmeti Shpërndaje në: Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka bërë të ditur se po largohet nga Zvicra pas një dite negociatash të nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës me Iranin. “Edhe pse ky vend është shumë i bukur, nuk mund të qëndroj këtu për 60 ditët e ardhshme”, ka thënë zëvendëspresidenti gjatë një konference të shkurtër për shtyp.
“Jam gati të kthehem në shtëpi në Shtetet e Bashkuara, por ekipet teknike do të punojnë me mbikëqyrje të duhur për t’u siguruar që po i arrijmë objektivat që kanë rëndësi për të gjithë”, ka shtuar ai. Vance ka thënë se ekipet negociuese bënë “shumë përparim të mirë” gjatë bisedimeve, duke qëndruar në tryezë pas orës të mëngjesit të së hënës.
SHBA-ja dhe Irani kanë nisur të dielën në Lucern të Zvicrës bisedimet për zgjidhjen e çështjeve më problematike, siç janë programi bërthamor i Iranit dh Ngushtica e Hormuzit. Bisedimet parashihet në marrëveshjen e nënshkruar mes dy vendeve javën e kaluar. Marrëveshja është arritur pas afro katër muajsh lufte.
