Lirohen çmimet e karburanteve në Maqedoni – dizeli për 7 denarë më i lirë, benzina për 4 denarë

0%

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 6,61 % në raport me vendimin e datës . Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 3,50 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 ulet për 4,00 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V), dhe Vajit ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) ulen për 7,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 3,932 den/kg dhe tani do jet 42,291 den/kg.

Nga data , ora çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 84,00 (denarë/litër) Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 86,00 (denarë/litër) Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 80,50 (denarë/litër) Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 79,50 (denarë/litër) Mazut М-1 SU 42,291 (denarë/kilogram).

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot