Peja po bëhet me rezervuar të ri të ujit

0%

Komuna e Pejës, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” dhe Ministria e Ekonomisë kanë konkretizuar një projekt të rëndësishëm për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm në qytet.

Sipas njoftimit, në kuadër të bashkëpunimit institucional është siguruar parcela ku do të ndërtohet një rezervuar i ri me kapacitet prej 5 mijë metrash kub, i cili pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së furnizimit me ujë për qytetarët e Pejës.

Për realizimin e këtij investimi, Ministria e Ekonomisë ka ndarë 500 mijë euro, duke mbështetur zhvillimin e infrastrukturës ujore dhe përmirësimin e shërbimeve publike në komunë. Lidhur me ndarjen e parcelës dhe zbatimin e marrëveshjes është zhvilluar një takim ndërmjet kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, dhe kryeshefit ekzekutiv të KRU “Hidrodrini”, Dri Cena.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë këtij takimi është konkretizuar ndarja e parcelës, e cila konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt realizimit të këtij investimi strategjik. Sipas njoftimit, projekti synon të sigurojë furnizim më të qëndrueshëm me ujë të pijshëm dhe të përmbushë nevojat e qytetarëve të Pejës edhe në vitet në vijim. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi