Një i mitur ka mbetur i vdekur si pasojë e aksidentit në rrugën Carralevë-Komoran. Rasti u konfirmua nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës , kemi pranuar informatën se në rrugën Carralevë-Komoran , ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një automjet”. “Si pasojë e aksidentit ngasësi i automjetit nuk ka arritë të përballoj plagët, dhe i njëjti ka vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) i mitur është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK” , thuhet në konfirmim. Ndërkohë, me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.
Burimi:
Bota Sot
