Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Inflamacioni kronik është një gjendje afatgjatë në trup që lidhet me sëmundje si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe disa lloje kanceri. Ndryshe nga inflamacioni i përkohshëm që ndihmon trupin të aktivizojë imunitetin e të nxisë shërimin, forma kronike mund të dëmtojë indet dhe organet me kalimin e kohës.
Sipas ekspertëve ushqimi luan një rol të madh në këtë proces dhe disa produkte mund ta përkeqësojnë inflamacionin, ka shkruar AOL. Mishi i kuq dhe i përpunuar Konsumimi i shpeshtë i mishit të kuq dhe produkteve të përpunuara mund të rrisë shenjat inflamatore në trup, përfshirë proteinën C-reaktive, që lidhet me inflamacionin.
Karbohidratet e rafinuara dhe sheqeri Ëmbëlsirat, pijet me sheqer dhe produktet si brumërat me shtesa, mund të rrisin nivelin e sheqerit në gjak dhe të nxisin substanca inflamatore në organizëm. Ushqimet e skuqura Ushqimet si patatet e skuqura dhe pula e skuqur përmbajnë yndyra jo të shëndetshme dhe mund të krijojnë përbërës që lidhen me inflamacionin gjatë gatimit në temperatura të larta.
Ushqimet e shumëpërpunuara Produktet si ushqimet e paketuara, ushqimi i shpejtë, ëmbëlsirat industriale dhe sallamet shpesh përmbajnë aditivë dhe konservues që mund të ndikojnë në rritjen e inflamacionit në trup. Alkooli Konsumimi i tepërt i alkoolit mund të dobësojë sistemin imunitar dhe të rrisë inflamacionin kronik, duke ndikuar negativisht në shëndetin e zemrës dhe organeve të tjera.
Nga ana tjetër, sipas ekspertëve, ekzistojnë edhe ushqime që ndihmojnë në uljen e inflamacionit, si frutat, perimet, drithërat integrale, peshku, arrat dhe farat. Dieta mesdhetare, që permban shumë ushqime të freskëta si frutat e perimet si dhe mishin e peshkut, konsiderohet një nga mënyrat më të mira për të ulur inflamacionin dhe për të mbrojtur shëndetin afatgjatë.
