Këta janë kandidatët me më së paku vota për deputet te katër partitë kryesore në Kosovë

0%

Argjenta Berbatovci është kandidatja që mori më së paku vota për deputet, nga të gjithë “homologët” e saj të katër partive të mëdha të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit 2026 Sipas një vështrimi që KosovaPress ia ka bërë rezultateve të KQZ-së, anëtarja e Aleancës nuk arriti të sigurojë besimin e më tepër se 160 vetave në zgjedhjet e asaj dite. Ajo doli e fundit me vota në parti, ani se në listën e kandidatëve të saj ishte e 107-a. Këtë status, te LDK e mban Albana Bunjaku. Ajo doli e 110-ta dhe e fundit me vetëm 739 vota. Edhe kjo, sikurse kolegia nga Aleanca, mbante numrin 107 në listën e kandidatëve të subjektit të saj. Te PDK, kandidati që mori më së paku vota ishte Ilir Peci. Ish kryetari i komunës së Zvecanit ia doli të përfitojë besimin e jo më shumë se 744 kosovarëve, duke mbetur në pozitën 110.. Në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike renditej si i 90-ti. Gati katër herë më tepër vota se Peci mori Arijeta Ajeti në Vetëvendosje. Por, kjo nuk i ndihmoi asaj të shmang pozitën e fundit në partinë e saj. Ajeti, pavarësisht se mori 2,714 vota mbeti në 110-sh. Në listën e kandidatëve për deputetë të VV-së ajo mbante pozitën 94. Këto rezultate janë marrë nga të dhënat zyrtare të KQZ-së deri në orën 10 të së mërkurës.

Burimi: Bota Sot