Trashëgimtari i vetëm i pasurisë së Laim Payne do të jetë djali i tij

0%

Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Pasuria prej rreth 21.9 milionë funtesh (rreth 25.3 milionë euro) e këngëtarit të ndjerë Liam Payne do t’i kalojë djalit të tij të vetëm, Bear, sipas dokumenteve të reja të publikuara nga Gjykata e Lartë në Britani, ka shkruar DailyMail.

Ish-anëtari i grupit One Direction ka humbur jetën në moshën 31-vjeçare më , pasi ra nga ballkoni i dhomës së tij në hotelin “Casa Sur” në Buenos Aires të Argjentinës. Ai nuk kishte lënë testament.

Sipas ligjeve britanike për trashëgiminë, djali i tij Bear, tashmë nëntë vjeç, është përfitues i pritshëm i pasurisë, pasi Liam nuk ishte i martuar dhe nuk kishte partneritet civil në momentin e vdekjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dokumentet e reja të trashëgimisë lejojnë që një pjesë e pasurisë të përdoret për mirëqenien e Bear para se ai të mbushë 18 vjeç, ndërsa pjesa tjetër do të mbahet në një fond deri sa ai të arrijë moshën madhore. Nëna e Bear, këngëtarja Cheryl, dhe avokati Richard Bray kanë vepruar si administratorë të pasurisë. Regjistrat gjyqësorë tregojnë se vlera neto e pasurisë është rishikuar.

Fillimisht, në muajin maj të vitit 2025, ajo ishte vlerësuar në 24.3 milionë funte britanike pas zbritjes së detyrimeve dhe borxheve. Dokumentet më të fundit e vendosin vlerën neto në 21.9 milionë funte britanike. Liam u bë i famshëm në mbarë botën si pjesë e grupit One Direction, së bashku me Harry Styles, Niall Horan, Louis Tomlinson dhe Zayn Malik.

Grupi u formua në talent-shown “The X Factor” në vitin 2010 dhe u bë një nga grupet më të suksesshme në historinë e muzikës pop. Në kohën e vdekjes, Liam jetonte në Florida me partneren e tij, Kate Cassidy. Burime të mëhershme kishin bërë të ditur se ajo nuk kishte ndërmend të kërkonte pjesë nga pasuria e tij.

Pasuria e këngëtarit përfshin edhe një shtëpi me pesë dhoma gjumi në Buckinghamshire, të blerë në vitin 2021 pas ndarjes nga Cheryl. Hetimet për rrethanat e vdekjes së tij vazhdojnë në Argjentinë. Shkaku i vdekjes u konfirmua si “polytrauma”, që nënkupton dëmtime të shumta traumatike të shkaktuara nga rënia.

Disa persona, përfshirë biznesmenin Rogelio “Roger” Nores dhe dy punonjës të hotelit, ishin akuzuar fillimisht për vrasje nga pakujdesia, por akuzat ndaj tyre u rrëzuan më vonë. Ndërkohë, dy persona të tjerë vazhdojnë të përballen me akuza se e kanë furnizuar këngëtarin me kokakinë.

Dokumentet e fundit konfirmojnë se pasuria e Liam Payne tani mund të administrohet për të mirën e djalit të tij Bear, ndërsa trashëgimia do të ruhet deri sa ai të arrijë moshën madhore.

Burimi: Koha