Një person është shoqëruar në stacionin policor pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se është përleshur me një person tjetër. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës , në Obiliq.
Tutje bëhet e ditur se të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe është sekuestruar një armë e ftohtë (thikë). “Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se është përleshur me viktimën mashkull kosovar.
Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe është sekuestruar një armë e ftohtë (thikë). Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti vazhdon të trajtohet në gjendje të lirë”, thuhet në raport.
