Pas ndarjes, Mateo fton Brikenën në vallëzim, përqafohen në mes të emisionit

0%

Pas videos që qarkulloi së fundmi, ku Mateo dhe Brikena u panë së bashku në një lokal, një tjetër moment mes tyre ka tërhequr vëmendjen e publikut. Gjatë mbrëmjes së sotme në emisionin “Top Arena”, ku interpretohej kënga “Të dua”, Mateo ftoi Brikenën në vallëzim, duke krijuar një moment mjaft emocional në studio.

Teksa kërcenin nën tingujt e këngës, dyshja u panë duke u përqafuar, një veprim që nuk kaloi pa u vënë re nga shikuesit. Ky moment vjen vetëm pak javë pasi ata kishin bërë publike ndarjen e tyre.

Kënga “Të dua” ka një domethënie të veçantë për çiftin, pasi ishte pikërisht kjo këngë me të cilën Mateo i kishte bërë një surprizë Brikenës gjatë kohës kur të dy ishin pjesë e shtëpisë së “Big Brother”, aty ku nisi edhe historia e tyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pamjet e ditëve të fundit dhe përqafimi i tyre live kanë ngritur dyshime te fansat, të cilët tashmë po pyesin nëse Mateo dhe Brikena po i japin një tjetër shans marrëdhënies së tyre.

Burimi: Bota Sot