Vazhdon puna në terren edhe gjatë fundjavës, realizohen tri ndërhyrje në  lagjen Arbëri të Prishtinës

0%

Drejtoria e Shërbimeve Publike ka njoftuar se puna në terren ka vazhduar edhe gjatë fundjavës, me disa ndërhyrje në lagjen Arbëria të Prishtinës. Sipas njoftimit, ekipet komunale kanë realizuar tri ndërhyrje në një rrugë të lagjes, duke pastruar hapësirat publike nga mbeturinat dhe duke i kthyer ato në sipërfaqe të gjelbëruara.

Po ashtu, është bërë zhvendosja e kontejnerëve në lokacion më të përshtatshëm, me qëllim të përmirësimit të organizimit të hapësirave publike dhe shërbimeve për banorët. Ndërkohë, ekipet kanë intervenuar edhe në pusetat e dëmtuara që paraqisnin rrezik për qytetarët, si dhe në shtyllat e ndriçimit publik.

Nga Drejtoria e Shërbimeve Publike është bërë e ditur se ky model i punës do të vazhdojë edhe në pjesë të tjera të lagjes Arbëria, si dhe në lagje të tjera të Kryeqytetit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi