Uruguaji dhe Kepi i Gjelbër po përballen në ndeshjen e dytë të raundit të dytë të Grupit H të Kupës së Botës, e zhvilluar në Miami. Ndeshja nisi me ritëm të kujdesshëm nga të dyja skuadrat, me Uruguajin që tentoi të kontrollojë posedimin dhe të krijojë rrezik përmes krahëve, ndërsa Kepi i Gjelbër u mbështet në kundërsulme të shpejta dhe organizim të fortë në mbrojtje.
Megjithatë, në një moment vendimtar, Kepi i Gjelbër kaloi në epërsi pas një goditjeje dënimi nga rreth 30 metra. Lemini mori përsipër ekzekutimin dhe lëshoi një goditje të fuqishme, e cila kaloi përmes murit mbrojtës që u ça në momentin e goditjes, duke e bërë më të vështirë reagimin e portierit.
Fernando Muslera nuk arriti ta ndalë topin, i cili përfundoi në rrjetë, duke sjellë festë të madhe për ekipin afrikan. Ky ishte një moment historik, pasi shënohet goli i parë i Kepit të Gjelbër në historinë e tyre në Kupën e Botës. Oh my word 🤯! Kevin Lenini with a screamer against Uruguay 🇺🇾!
This has to be the goal of the World Cup! #CapeVerde #URUCPV pic.twitter.com/RHm72j3xTb — The Final Whistle (@Rufus_45) June 21, 2026
