Dumfries: Holanda ka një ekip të fortë

0%

Shpërndaje në: Mbrojtësi i ri i Real Madridit, Denzel Dumfries, bëri dy asistime në fitoren e thellë 5:1 të Holandës ndaj Suedisë. Dumfries ishte prej më meritorëve në fitoren e “Tulipanëve”. Mbrojtësi i krahut në një intervistë për “DAZN” deklaroi se Holanda ka një skuadër shumë të fortë. “Kemi një ekip të fortë, por duhet ta tregojmë në çdo ndeshje.

Ne besojmë shumë në forcën e ekipit tonë, por ka shumë ekipe të tjera kombëtare që janë po aq të forta. Le t’i marrim gjërat ndeshje nga ndeshje”, u shpreh 30-vjeçari. Holanda pas dy ndeshjeve i prin Grupit F me katër pikë. Katër pikë ka edhe Japonia në pozitën e dytë. Në vendin e tretë renditet Suedia me tri pikë, kurse Tunizia është në pozitën e fundit pa pikë.

Holanda ndeshjen e fundit të grupit e luan më 26 qershor ndaj Tunizisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha