Aktivisti Edison Lika sqaroi në protestën e 22-të incidentin e ndodhur mbrëmë pranë ambasadës së Izraelit, ku dikush hoqi prej aty flamurin e shtetit të Izrelit. Lika tha se kjo nuk ka lidhje me protestën dhe se protesta distancohet prej këtij incidenti. Ai shton se protesta ka qenë një shembull qytetarie dhe dashurie. Edison Lika: E kuptoni çfarë leksioni demokracie kemi dhënë.
Në 22 ditë asnjë incident nuk ka ndodhur. Mbrëmë, është tentuar që incident i ndodhur të lidhet me protestën. Është e pavërtetë. Kjo protestë ka qenë simbol dashurie dhe qytetarie. I themi çdokujt që ai incident nuk ka lidhje me protestën.
