Trajneri i Freiburgut për vajza, Edmond Kapllani në emisionin “Kampionët e botës” u shpreh se pavarërisht fitores së thellë të Spanjës 4-0, Arabia Saudite nuk ishte një kundërshtar i dobët. “Kundërshtari nuk ishte i dobët. Spanja luan me çdo skuadër, të asfikson. Po të shohim krasimin mes ndeshjes së parë dhe ndeshjes së dytë për mendimin tim është ajo që ato shënuan golin shumë shpejt.
Ishin më të qartë edhe në aksionet që bënin. Spanja është favorite sepse me kualitetin që ka kjo skuadër, asfikson çdo skuadër. Por çfarë ka një gjë të mirë që nuk çekuilibrohen”, tha Kapllani.
