KXH Sankaku – më i miri në turneun “Gjilani Open”

0%

Në Palestrën Sportive në Kamenicë, u mbajt turneu ndërkombëtar “Gjilani Open”. Në këtë garë morën pjesë rreth 200 garues të grupmoshave U12, U14, U16 dhe U18 nga klubet e xhudos të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bullgarisë. Turneu u organizua nga Klubi i Xhudos “Gjilani” në bashkëpunim me Federatën e Xhudos së Kosovës.

Nga Kosova, pjesëmarrës ishin klubet: KXh “Ippon”, KXh “Sankaku”, KXh “Kastrioti”, KXh “Gjilani”, KXh “Peja”, KXh “Trepça”, KXh “Polici” dhe KXh “Llapi”. Gjithashtu, prezente ishin edhe klubet nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria. Drejtësinë në tatami e ndanë gjyqtarët Shahin Behrami, Zymer Zeka, Ekan Jasavic dhe Kastriot Cena.

Klubi më i suksesshëm me 7 medalje të arta, 3 të argjendta dhe 1 të bronztë u shpall Klubi i Xhudos “Sankaku”, kurse në vendin e dytë me 6 medalje të arta, 5 të argjendta dhe 2 të bronzta u shpall Klubi i Xhudos “Peja”, kurse në vendin e tretë Klubi i Xhudos “Trepça” me 6 medalje të arta, 2 të argjendta dhe 2 të bronzta dhe Klubi i Xhudos “Ippon” me 5 medalje të arta dhe 3 të bronzta.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Fituesit e Medaljeve të Arta sipas Grupmoshave dhe Kategorive: U12 Femrat: Kategoria -25Kg Valentina Drashkoviq – Mali i Zi Kategoria -28Kg Katarina Drashkoviq – Mali i Zi Kategoria -32Kg Tara Dobërlluka – Klubi i Xhudos “Trepça” Kategoria -36Kg Lyubomira Paneva – Bullgari Kategoria -40Kg Anxhella Drashkoviq – Mali i Zi Kategoria -44Kg Bisera Cvetkoska – Maqedonia e Veriut Kategoria -48Kg Jasmina Zara – Mali i Zi Kategoria -52Kg Dejla Kuc – Mali i Zi Kategoria -57Kg Medina Hoxha – Klubi i Xhudos “Llapi”

Kategoria +57Kg Klea Kabashi – Klubi i Xhudos “Sankaku” Meshkujt: Kategoria -27Kg Abdurrahman Avdiq – Mali i Zi Kategoria -30Kg Abdulla Avdiq – Mali i Zi Kategoria -34Kg Lumi Zharra – Klubi i Xhudos “Peja” Kategoria -38Kg Mustafa Zeka – Klubi i Xhudos “Peja” Kategoria -42Kg Eltis Beqiri – Shqipëri Kategoria -46Kg Ivan Josheski – Maqedonia e Veriut Kategoria -50Kg Donat Berisha – Klubi i Xhudos “Sankaku” Kategoria -55Kg Bekir Lukac – Mali i Zi Kategoria -60Kg Doris Mohoroviq – Mali i Zi Kategoria +60Kg Murat Camic – Mali i Zi U14 Femrat: Kategoria -32Kg Eldina Puploviq – Maqedonia e Veriut Kategoria -36Kg Agnesa Berisha – Klubi i Xhudos “Gjilani” Kategoria -40Kg Isra Halimi – Klubi i Xhudos “Gjilani” Kategoria -44Kg Medina Mehoviq – Mali i Zi Kategoria -48Kg Lorena Gjocaj – Klubi i Xhudos “Peja” Kategoria -52Kg Zehra Dervishi – Klubi i Xhudos “Trepça” Kategoria -63Kg Yllka Alimehaj – Klubi i Xhudos “Ippon” Meshkujt: Kategoria -38kg Sanin Dautoviq – Mali i Zi Kategoria -42Kg Hermes Caca – Shqipëri Kategoria -46Kg Amar Berisha – Klubi i Xhudos “Peja” Kategoria -50Kg Omar Bytyqi- Klubi i Xhudos “Sankaku” Kategoria -55Kg Aris Kastrati – Klubi i Xhudos “Ippon” Kategoria -60Kg Halid Koliq – Mali i Zi Kategoria -66Kg Jon Zariqi – Klubi i Xhudos “Peja” Kategoria -73Kg Diar Kelmendi – Klubi i Xhudos “Trepça” Kategoria +73Kg Lusiano Bilacaj – Shqipëri U16 Femrat: Kategoria -52Kg Marsela Shala – Klubi i Xhudos “Trepça” Kategoria -57Kg Ajla Sahic – Mali i Zi Kategoria -63Kg Alea Reshitaj – Klubi i Xhudos “Ippon” Meshkujt: Kategoria -46Kg Jovan Nikitenko – Mali i Zi Kategoria -50Kg Ergin Zeka – Klubi i Xhudos “Peja” Kategoria -55Kg Lorik Zijade – Klubi i Xhudos “Ippon” Kategoria -60Kg Zdravoslav Dimitrov – Bullgari Kategoria -66Kg Vuk Andric – Mali i Zi Kategoria -73Kg Mitar Kokot – Mali i Zi Kategoria -81Kg Amin Duraku – Klubi i Xhudos “Ippon”

Kategoria -90Kg Damir Bibic – Mali i Zi Kategoria +90Kg Erjon Haxhija – Klubi i Xhudos “Sankaku” U18 Femrat: Kategoria -52Kg Marsela Shala – Klubi i Xhudos “Trepça” Kategoria -63Kg Desara Ndoci – Shqipëri Kategoria +70Kg Tiara Bajrami – Klubi i Xhudos “Sankaku” Meshkujt: Kategoria -50Kg Aldon Shabani – Klubi i Xhudos “Sankaku” Kategoria -55Kg Zgjim Krasniqi – Klubi i Xhudos “Sankaku” Kategoria -60Kg Zdravoslav Dimitrov – Bullgari Kategoria -66Kg En Ukaj – Klubi i Xhudos “Polici” Kategoria -73Kg Ognjen Stamatovic – Mali i Zi Kategoria -90Kg Yordan Grigorov – Bullgari Kategoria +90Kg Marko Shilochki – Maqedonia e Veriud

Burimi: Bota Sot