“Pauzohen” bisedimet SHBA-Iran

0%

Bisedimet midis Iranit dhe SHBA-së në Zvicër ‘u pauzuan, por nuk mbaruan’, i tha një burim iranian agjencisë së lajmeve Reuters. Delegacioni iranian ka reaguar me zemërim ndaj kërcënimeve të fundit të presidentit Donald Trump, dhe thuhet se është larguar nga vendi i takimit në shenjë proteste, transmeotn Telegrafi.

Një anëtar i ekipit negociator iranian tha gjithashtu se nëse lufta në Liban nuk mbaron, nuk do të ketë negociata për tema të tjera. Trump kërcënon se do ta ‘godasë shumë fort Iranin’ nëse nuk e ndalon Hezbollahun ‘të shkaktojë probleme’ Ndryshe, Donald Trump ka kërcënuar se do ta godasë Iranin “shumë fort përsëri” nëse nuk i ndalon përfaqësuesit e tij në Liban.

Presidenti amerikan iu referua Hezbollahut, një grup paramilitar i lidhur me Iranin, i cili ka shkëmbyer zjarr me Izraelin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi