Familjari i Raif Aliut nga Likoci i Skenderajt ka njoftuar për vdekjen e tij, pasi 47-vjeçari humbi jetën të martën në ambientet e kompanisë “Prima-Fix”, në Korroticë të Epërme të Drenasit. “Me pikëllim të thellë ju njoftojmë që ka ndërruar jetë aksidentalisht në fabrikën e tij vëllai im, Raif Qazim Aliu nga Likoci i Skenderajt”, thuhet në njoftimin e familjarit.
E trishtë| Shkoi në punë, por nuk u kthye më i gjallë – 47-vjeçari humb jetën në rrethana tragjike te “Prima-Fix” në Drenas Ai ka bërë të ditur se për kohën e varrimit do të njoftojnë pas përfundimit të autopsisë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
