Raste të ndryshme kriminale, arrestime dhe një ngjarje tragjike kanë karakterizuar 24 orët e fundit në Kosovë. Policia ka arrestuar persona të dyshuar për posedim të narkotikëve dhe raste të dhunës, ndërsa një 47-vjeçar ka humbur jetën pas lëndimeve të pësuara në vendin e punës në Drenas.
Ikën nga Policia me motoçikletë elektrike, rrëzohet dhe vazhdon arratinë në këmbë Një 23-vjeçar dyshohet se nuk iu bind urdhrit të Policisë për t’u ndalur në Prizren, duke vazhduar lëvizjen me motoçikletë elektrike në drejtim të kundërt të qarkullimit. Ai u rrëzua, tentoi të ikte në këmbë, por u arrestua nga hetuesit e antidrogës.
Gjatë kontrollit iu gjetën kokainë dhe marihuanë të dyshuar, ndërsa pas kontrollit në shtëpi u sekuestruan edhe para të gatshme dhe një telefon. I dyshuari u ndalua për 48 orë.
Ekskluzive | Si në filma në Prizren – i riu me kokainë e marihuanë ikën nga Policia me motoçikletë elektrike, rrëzohet dhe vazhdon arratinë në këmbë Shkoi për të blerë armë, përfundoi i plagosur në Ferizaj Një 20-vjeçar nga Lloshkobarja e Ferizajt është paraqitur në Emergjencë me lëndime në dorë dhe këmbë, që dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit.
Ai ka deklaruar se ishte vetëplagosur aksidentalisht gjatë një takimi me disa persona prej të cilëve synonte ta blinte armën. Sipas deklarimit të tij, personat e tjerë janë larguar bashkë me armën. I riu është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
Ekskluzive | Deshi ta blinte një armë, përfundoi i plagosur – 20-vjeçari qëllon veten në Ferizaj, personat që ia ofruan pistoletën zhduken me të E trishtë: 47-vjeçari humb jetën në vendin e punës në Drenas Raif Aliu, rreth 47-vjeçar nga Likoci i Skenderajt, ka humbur jetën pasi pësoi lëndime të rënda gjatë punës në kompaninë “Prima-Fix”, në Korroticë të Epërme.
Ai u dërgua për trajtim mjekësor në Komoran, por vdekja e tij u konstatua pak minuta më vonë. Në vendin e ngjarjes dolën Policia dhe Inspektori i Punës, ndërsa trupi i pajetë u dërgua për obduksion. Rrethanat e ngjarjes po hetohen.
E trishtë| Shkoi në punë, por nuk u kthye më i gjallë – 47-vjeçari humb jetën në rrethana tragjike te “Prima-Fix” në Drenas Përleshje në Qendrën e Azilit në Magure, një person dërgohet në QKUK Një shtetas algjerian dyshohet se ka sulmuar fizikisht një shtetas turk në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa motivi i incidentit ende nuk është sqaruar. Ekskluzive | Rrahje në Qendrën e Azilit në Magure – algjeriani dyshohet se sulmoi turkun, viktima përfundon në QKUK SINJALI 24 – Kur ti flije, ne e përcollëm Kosovën.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
