Kylie Jenner zbulon koleksionin e ri

0%

Kylie Jenner ka njoftuar rikthimin e koleksioneve të saj të kozmetikës, duke zbuluar lançimin e koleksionit më të ri, “Winter Kissed”, i cili pritet të jetë i disponueshëm nga dita e nesërme në faqen zyrtare të Kylie Cosmetics.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ylli amerikan dhe themeluesja e markës Kylie Cosmetics ndau lajmin me ndjekësit e saj, duke shprehur entuziazmin për rikthimin e koleksioneve të reja. Koleksioni “Winter Kissed” do të lançohet nesër, më 22 tetor, në orën sipas kohës së Paqësorit (PT), përmes faqes zyrtare kyliecosmetics.com.

Kylie Jenner “Jam kaq e lumtur që koleksionet janë rikthyer!” , shkroi Kylie, duke ndarë emocionet e saj për këtë lançim të ri, i cili vjen në prag të sezonit të ftohtë dhe atmosferës festive të dimrit. Përveç prezantimit të koleksionit të ri, Kylie bëri të ditur se është realizuar edhe një video për YouTube, në të cilën prezantohet pamja e grimit që shoqëron këtë lançim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Videoja do të publikohet gjithashtu nesër, duke u dhënë fansave mundësinë të shohin më nga afër look-un e krijuar për këtë koleksion. Kylie Jenner Make Up

Burimi: Bota Sot