Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të ndryshueshme. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C, ndërsa temperaturat maksimale nga 17°C deri në 21°C. Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi 1–4 m/s.
Burimi:
Telegrafi
