Goli i Pilos nuk mjafton, Phil Foden me het-trik i ndihmon Man Cityt

0%

Manchester City ka shënuar fitore bindëse ndaj AEK-ut, duke triumfuar me rezultat 5-1 në një ndeshje ku skuadra angleze dominoi dhe tregoi forcën e saj në fazën ofensive. Man City e nisi fuqishëm takimin dhe kaloi në epërsi në minutën e 12-të, kur Elliot Anderson përfitoi nga një top i kthyer brenda zonës dhe realizoi për 1-0.

Phil Foden e dyfishoi epërsinë në minutën e 34-t, pas asistimit të Rico Lewis, duke i dhënë skuadrës vendase një avantazh të merituar në pjesën e parë (2-0). AEK-u reagoi pas pushimit dhe ngushtoi rezultatin në minutën e 52-të. Mbrojtësi shqiptar Stavro Pilo përfitoi nga një pasim që çau mbrojtjen kundërshtare dhe shënoi për 2-1, duke rikthyer përkohësisht emocionet në ndeshje.

Megjithatë, përgjigjja e Manchester Cityt ishte e menjëhershme. Rayan Cherki shënoi për 3-1 në minutën e 57-të, pas asistimit të Phil Foden, ndërsa anglezi realizoi golin e tij të dytë personal në minutën e 65-të, duke e çuar rezultatin në 4-1. Phil Foden ishte në formë të shkëlqyer dhe kontribuoi drejtpërdrejt në dominimin e skuadrës së tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në minutën e 76-të, ai kompletoi paraqitjen me golin e tretë personal, pas asistimit të Ryan McAidoo, duke vulosur rezultatin përfundimtar 5-1. Kështu, goli i Stavro Pilos nuk mjaftoi për AEK-un, që u mposht thellë nga Manchester City, ndërsa skuadra angleze konfirmoi epërsinë e saj me një paraqitje bindëse në të dyja pjesët e lojës. Standings provided by Sofascore

Burimi: Telegrafi