Bëhet virale foshnja që pozoi si mbret pak minuta pas lindjes

0%

Një foshnjë e porsalindur në Egjipt ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale, pasi është filmuar me këmbët e kryqëzuara mbi tavolinën e ekzaminimit, vetëm pak minuta pas lindjes. Videoja u publikua nga mjeku Islam Eldeh në Kajro, i cili shihet duke e ekzaminuar foshnjën, ndërsa ajo qëndron e qetë dhe e relaksuar.

Pozën e pazakontë, mjeku e shoqëroi me nofkën “Mbreti i vogël”, duke bërë që pamjet të shpërndahen me shpejtësi në rrjetet sociale. Sipas shpjegimeve të publikuara bashkë me videon, ky pozicion mund të lidhet me reflekset dhe lëvizjet që foshnjat zhvillojnë gjatë qëndrimit në barkun e nënës.

Pamjet kanë marrë vëmendjen e shumë përdoruesve, të cilët kanë komentuar me humor pozën e veçantë të të porsalindurit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com