Banorët e disa rrugëve në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë pritet të kenë sërish furnizim me ujë gjatë ditës së sotme, pas ndërprerjes së shkaktuar nga dëmtimi i një gypi të ujësjellësit. Sipas njoftimit të mëhershëm, dëmtimi ka ndodhur në një gyp me diametër DN 150 milimetra, ndërsa ekipet përkatëse janë angazhuar për sanimin e tij.
Ndërpritet furnizimi me ujë në disa rrugë në Prishtinë, rikthimi pritet nesër Ndërprerja ka prekur këto rrugë dhe zona: Rruga “Hyzri Talla” Rruga “Ilir Durmishi” Rruga “Besa” Rruga “Fadil Ferati” Zona e qendrës tregtare Rikthimi i furnizimit me ujë është paraparë të bëhet gjatë ditës së sotme, pas përfundimit të punimeve për sanimin e defektit.
Konsumatorët pritet të kenë furnizim të normalizuar pas përfundimit të ndërhyrjeve nga ekipet teknike. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
