Përplasja të Katedralja “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, reagon

0%

Metropoliti i Korçës, Anastas Mamaj, ka reaguar pas përplasjeve mes policisë dhe protestuesve pranë Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, duke i bërë thirrje Policisë së Shtetit të veprojë brenda kufijve të ligjit.

Në një postim në Facebook, Mamaj i ka kërkuar policisë të heqë dorë nga dhuna dhe arbitrariteti, duke paralajmëruar se shpërdorimi i autoritetit shtetëror mbart përgjegjësi ligjore dhe historike. Ai ka shprehur gjithashtu shqetësimin për pasojat që mund të sjellë përshkallëzimi i mëtejshëm i tensioneve.

“Policia e Shtetit të rikthehet menjëherë në binarët e ligjit dhe të heqë dorë nga çdo formë dhune e arbitrariteti. Ata që shpërdorojnë autoritetin e shtetit duhet ta dinë se përgjegjësia e tyre nuk përfundon përpara ligjit, por shtrihet edhe përpara gjykimit të historisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mbi ta do të rëndojë gjithashtu përgjegjësia për çdo pasojë që mund të sjellë përshkallëzimi i mëtejshëm i tensioneve”, ka shkruar Mamaj.

Burimi: Telegrafi