Don Xhoni reagon për dhunën në Shqipëri: Studentat duhet me u ni,

0%

Zhvillimet e fundit në Shqipëri kanë nxitur reagime të shumta, përfshirë edhe nga figura të njohura të skenës muzikore. Reperi i njohur nga Kosova, Don Xhoni, ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku ka shprehur shqetësimin për pamjet e dhunës që po qarkullojnë ditëve të fundit.

Ai ka thënë se nuk mund të qëndronte indiferent përballë situatës, duke dënuar përdorimin e dhunës dhe duke bërë thirrje për dialog mes qytetarëve dhe institucioneve. “Shqipnia jem, që sa ditë po i shoh plot video çka o tu ndodh, edhe po m’dhem mos me reagu kur po e shoh nonstop at dhunë e at hallakamë”, ka shkruar reperi.

Don Xhoni ka theksuar se dhuna dhe përplasjet nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve, duke kërkuar që zëri i studentëve të dëgjohet dhe institucionet të angazhohen për gjetjen e një zgjidhjeje. “Dhuna so zgjidhje prej asnjones anë. Me zor e me inate s’zgjidhet kurgjo, veç bëhet edhe ma keq. Studentat duhet me u ni, institucionet me i ngu, e bashkë me gjet ni zgjidhje”, është shprehur ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në fund të reagimit, reperi ka rikujtuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe të përgjegjësisë institucionale, duke bërë thirrje që palët të gjejnë gjuhën e përbashkët për tejkalimin e situatës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com