Faruk Mujka dhe Hysen Muzliukaj janë deklaruar sërish të pafajshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku po përballen me akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me këmbimin e pronës së ish-Bankosit në Mitrovicë.
Mujka, kryeshef ekzekutiv i ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”, akuzohet edhe për mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, lidhur me 60 mijë e 50 euro që i ishin gjetur dhe sekuestruar në shtëpi. Pas deklarimit rreth fajësisë, seanca e së hënës ka vazhduar me fjalët hyrëse të palëve në procedurë.
Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale më i ngarkon Mujkën, në cilësinë e atëhershme të nënkryetarit të Komunës së Mitrovicës, dhe Muzliukajn, si drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, se kishin tejkaluar kompetencat për t’u siguruar përfitim pasuror personave të tretë, në dëm të pronës publike.
Sipas akuzës, një pjesë prej 139 metrash katrorë e pronës së ish-Bankosit ishte paraqitur si pronë komunale për t’u këmbyer me një parcelë private prej 102 metrash katrorë në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë.
Prokuroria pretendon se të akuzuarit e dinin që prona nuk i përkiste Komunës dhe se për të ekzistonte një proces gjyqësor i iniciuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe Ndërmarrja Shoqërore “Jugobanka”. Dëmi që pretendohet se i është shkaktuar AKP-së është llogaritur në 125 mijë e 100 euro.
Ndërkaq, pika tjetër e aktakuzës ndaj Mujkës lidhet me paratë e gatshme të gjetura gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në Mitrovicë, më . Sipas Prokurorisë, shumën prej 60 mijë e 50 eurosh ai nuk e kishte përfshirë në formularin e deklarimit të pasurisë për vitin paraprak, megjithëse kishte detyrim ta deklaronte.
Të dy të akuzuarit e kishin mohuar fajësinë edhe në shqyrtimin fillestar të mbajtur më . Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!