Shpërthim me tritol në Vlorë, hidhet në erë makina e administratorit

0%

Një automjet është dëmtuar gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Llakatund të Vlorës, në rrethana, që dyshohet se lidhen me përdorimin e lëndëve plasëse. Ngjarja është regjistruar rreth orës , ndërsa automjeti i përket I. B., 29 vjeç, banues në Shushicë, i cili mban detyrën e administratorit të kësaj njësie administrative.

Sipas të dhënave paraprake, mjeti ishte i parkuar pranë banesës së tij, shkruan TV Klan. Pas ngjarjes, grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të rastit dhe identifikimin e kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com