Sulmi në Ibër-Lepenc, sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj tre të

0%

Në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, nga ora , do të mbahet seanca gjyqësore lidhur me sulmin ndaj kanalit të “Ibër-Lepencit”, i cili ndodhi në nëntor të vitit 2024 në fshatin Varagë të Zubin-Potokut.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Jovan Viqentijeviq dyshohet se, së bashku me vëllain e tij, Dragisha Viqentijeviq, ka dëmtuar qëllimisht infrastrukturën e kanalit duke përdorur eksploziv, me qëllim të kryerjes së veprës penale të terrorizmit. Për këtë rast akuzohet edhe Igor Dimoviq, i cili nuk ndodhet në paraburgim.

Ndërkaq, dy vëllezërit Viqentijeviq vazhdojnë të mbahen në paraburgim. Sulmi ndaj kanalit të “Ibër-Lepencit” ndodhi në nëntor të vitit 2024, kur dyshohet se u përdorën rreth 20 kilogramë eksplozivë. Shpërthimi shkaktoi dëme në infrastrukturën jetike të furnizimit me ujë, duke ngritur shqetësime për sigurinë e infrastrukturës kritike në Kosovë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Autoritetet e Kosovës e kanë cilësuar ngjarjen si akt terrorist, ndërsa kanë drejtuar akuza ndaj Serbisë për përfshirje në këtë rast. Në shkurt të vitit 2026, të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm para gjykatës. Në kuadër të procesit gjyqësor, pritet të shqyrtohen provat e paraqitura nga Prokuroria, si dhe pretendimet e mbrojtjes, me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të sulmit.

Burimi: Telegrafi